Politike

Ndërkombëtarët mesazh në Shkup: Të mos bllokohen fqinjët, kush e bën ka pasoja

Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Gert Jan Koopman, tha në Shkup se para se ndërkombëtarët të ndihmojnë vendet e rajonit, këta të fundit nuk duhet të bllokojnë njeri tjetrin.  

“Ne do ju ndihmojmë që të integroheni mes vete derisa të integroni përfundimisht në Bashkimin Evropian. Pa integrim të rajonit ju nuk mund të shfrytëzoni mjaftueshëm tregun e brendshëm. Prandaj vendosëm kusht që ju nuk duhet të bllokoni fqinjët e juaj, sepse mund të bllokoni vetveten nëse bllokoni fqinjët. Nëse i bllokoni fqinjët nuk do të keni mundësi për hyrjen në tregun e brendshëm se kosto është shumë e lartë”, tha Koopman.

Në anën tjetër, ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, ka deklaruar se asnjë shtet s’ka të drejtë pengimin e tjetrës palë për avancim.

“Askush s’ka të drejtë të pengojë dikë për avancim pasi s’ka çështje dypalëshe të pazgjidhur, kush e bën këtë do të ballafaqohet me pasoja, nëse një shtet do të presë të vëzhgojë, atëherë qytetarët e atij shteti do të vendosin nëse ata liderë janë të duhurit”, ka thënë O’Brieni.

Ai është shprehur se, SHBA-ja ka shpenzuar 200 milionë euro për Ballkanin Perëndimor dhe se do të mbeten të fokusuar për mbështetje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë