Politike

Ndërkombëtarët dënojnë dhunën e protestës

Kanë ardhur reagimet e para të selive diplomatike të vendeve huaja lidhur me protestën e Opozitës. Të parat që kanë shpërndarë apelet e tyre në rrjetet sociale lidhur me protestën kanë qenë ambasadat e SHBA-së, BE-së dhe Britanisë. Në reagimet e këtyre tre selive diplomatike në Tiranë dënohet njëzëri dhuna e përdorur në këtë protestë. Ambasada amerikane në Tiranë në postimin e saj në facebook dënon me forcë dhunën e përdorur gjatë kësaj demostrate. “Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme,”- shkruan ndër të tjera ambasada amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156176960130838/?type=3&theater

Edhe përfaqësia e Bashkimit Europian në vendin tonë ka bërë apel për vetëpërmbajtje nga të gjitha palët dhe se dëmtimi i pronës publike është i papranueshëm.

https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/posts/2024499747619818?__xts__%5B0%5D=68.ARA2GKMs2cYB5OzV0w0XF88bwPcZVoaCNo_cLHj5xi1oS77udipdCKdH6ZcnLNK30fDvrqmBAdfN0UkzdTNJBsl2K4aL2kShheqTSD1ggKc8egN5XVG-DXwVFyqh3y9gu9u_9Fh6BDxvYqeiuYmhhsybZ4-IcWiLOaiYk1EpdgYjHlEfoKvhryvsci-xVOBoNdW7vuoAPIapJvkBsMFRKWKqLn28oPFNVEQZTglamZcrTNflOnwqFu1_5mIN4AGTdYCW6RVh-Tlni_9PR0AdxHi-7VvCtUPXUf_4k8A6tUFuE7uakqX6J0tP7Len6LLaqSbjZk4C0zoyBQT3F_FYEQ&__tn__=-R

Ndërkohë ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në një postim të shkurtër në facebook shkruan se është në krahë të respektimit të ligjit dhe të atyre që bëjnë thirrje për demonstrata paqësore.

https://www.facebook.com/ukinalbania/posts/2703162006391436?__xts__%5B0%5D=68.ARBDcgrjWviD8m6-K906OUk8y7J2rUXhJX3rin0Ron9FyjyWpRMjAZi_OT5zlRJhl-OoR-_ZLf-Ed9oUIjrLyaRQfXrS1InQAR15EiUUNGa78o_aiwZoPWytSG9Z3_11EW0vRw929RUyldIsnXJmpgxT4oPQpJNmdEN6Koz4aqUEoNZXzGmKVZcbtb9eQjDgl4bguK4zZQHbH-ig55Zhb2pDRQkFyjumHztj_DmMtW3gUaCmxNHPPbYeYbxgyP2SyRoi9oqlDon_nu3aQDG6sU1qaWWPQWLLneFwA1Tsl9ZpNUIEUWGVTd6sC5IvlkCHaUIG8ou1GiZSh_NAFBZ41Q&__tn__=-R

Dhunën e përdorur në protestë e ka dënuar edhe përfaqësia e OSBE në vendin tonë. Sipas OSBE nxitësit dhe autorët e dhunës mbajnë përgjegjësi për incidentet e sotme.

https://www.facebook.com/OSCE.Albania/posts/803346670019182?__xts__%5B0%5D=68.ARBTAGiPtkU3zflU9nMHc4_9F_e1lA3QAT7t7Oaxj-hqhppls01U4lCPUe6RSXFLObRJIyuiUlQ5eQqPYCHRNG8qWec29Zk7p_fZC9nyTGjlhxgNLWRbZtI4jXSOUAwtxOfe-EpALbgCKxcrdNSbHSTymEPy65mr11cD_gblxt5QMl0Qa5utxcSMGeppdpi_HQcdBQEA_JCtkD1Wx3CZYDCyQbXK8dLvoZphq9Ucl9-7wt6lk7mAWDeloGOix0yS-LxlUhHuPtqikGMBREUdBB2U4VplTjHi5GgBE3gVJ4O-YovCa4P0IcUoGzlf0zrK1kXosV5AHX2qVZCmvfw&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë