Lajme

Ndërhyrja e policisë, Lleshaj: Protestuesit janë një grup i vogël

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur rreth situatës së shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, si dhe për ndërhyrjen e policisë. Lleshaj tha se ndërhyrjen e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.
“Janë një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre. Ligji u garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre. Ne kemi pasur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve. Mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.
Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi. Sigurisht dua t’u them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se ‘Universiteti është i yni, ai universitet është i të gjithëve”, tha ndër të tjera ministri Lleshaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë