Trend

Ndalohet sfida më e re në TikTok. A po bëhet ai një komunitet i rrezikshëm?

Kushdo që ka një llogari në Tiktok e ka vënë re sfidën më të re të bërë virale “sfidën e arkës së qumështit”.

Sfida përfshin njerëz që përpiqen të ecin mbi pirgje të arkave të qumështit dhe TikTok ka vendosur ta ndalojë atë pasi nxit akte të rrezikshme.

Në të vërtetë kjo sfidë është e rrezikshme pasi shumë njerëz binin në në pozicione të dhimbshme.

"TikTok ndalon përmbajtjen që promovon akte të rrezikshme dhe ne heqim video dhe përcjellim kërkimet në Udhëzimet tona të Komunitetit për të dekurajuar një përmbajtje të tillë”, ka thënë zëdhënësi i TikTok.

Tani, hashtags të lidhura me sfidën e arkës së qumështit nuk do t'ju çojnë më në videot e saj dhe cdo video që konstatohet se po shkel rregullin e ri do të hiqet nga platforma.

Kjo vjen pasi ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar njerëzit të mos marrin pjesë në sfidë.

Në Amerikë, Departamenti i Shëndetit në Baltimore postoi një video të dikujt që po përpiqej të bënte sfidën dhe tha: “Me shtrimet në spital të COVID-19 në të gjithë vendin, ju lutemi kontrolloni spitalin tuaj lokal për të parë nëse ata kanë një shtrat në dispozicion për ju, para se të provoni #milkcratechallenge".

TikTok dhe personat që e përdorin atë janë bërë shpesh një komunitet që përcjell dhunë, sfida të rrezikshme apo edhe bullizëm midis të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë