48 shoferë dhe 19 qytetarë janë gjobitur mbrëmjen e kaluar nga policia, e cila ishte angazhuar e gjitha në rrugë, në zbatim të kufizim-orarit të vendosur ndaj Covid 19.
Policia thotë se për 48 drejtues mjetesh që janë konstatuar duke lëvizur pa autorizim në të gjithë vendin, është marrë masa pezullim i lejes së drejtimit.
Gjithashtu janë ndëshkuar në të gjithë vendin, me nga 10.000 lekë, 19 qytetarë që lëviznin pa autorizim, pa ndonjë arsye të domosdoshme.
Ndër të tjera, policia thotë se në përgjithësi, ora policore është respektuar nga drejtuesit e mjeteve, nga qytetarët dhe nga pronarët e bizneseve.
Nga ora 20.00 e mbrëmjes së të enjtes filluan masat e reja kufizuese në kuadër të frenimit të covid-19.
Për dy javë (deri më 25 shkurt) do të ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve çdo ditë nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.