Gazeta Si – “Erling vuan nga një dëmtim kockor në këmbë që pas ndeshjes me Aston Vilën dhe nuk mund të luajë”, - tha trajneri Pep Guardiola pak minuta para ndeshjes me Lutonin, ku të tijtë fituan 1-2 më përmbysje.
Javët e fundit kanë qenë mjaft stresuese për Mançester Sitin. Fitorja mungonte ptej 4 nëntorit, pas 3 barazimeve radhazi dhe humbjes me Aston Vilën. Kriza duket se mund të jetë kaluar me fitoren e sotme, por dëmtimi i Haland sigurisht që është një lajm i keq për trajnerin katalanas.
"Nuk e di sa kohë Haland do të qëndrojë jashtë. Do ta vlerësojmë javë pas jave, ditë pas dite dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Erling është shumë i rëndësishëm për ne, por duhet t’i kalojmë këto situata”, - shtoi më tej trajneri Pep Guardiola.
Vendin e sulmuesit norvegjez në ndeshjen e sotme me Lutonin e zuri argjentinasi Julian Alvarez. Për Mançetser Sitin shënuan brenda 3 minutash në pjesën e dytë Bernardo Silva dhe Grilish.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.