Njerez

Ndahet nga jeta në moshën 98-vjeçare ish-presidenti i Italisë Giorgio Napolitano

Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ish presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano. Vdekja ndodhi në një klinikë, ku president ishte shtruar prej disa kohësh.

Pranë tij në momentet e fundit ndodhej familja, veçanërisht djali Giulio dhe gruaja e tij, 89 vjeçe, si dhe këshilltari historik i komunikimit, Gianni Matteoli.

Më 21 maj 2022, Napolitano iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe u shtrua për nëntë ditë në spitalin Spallanzani në Romë. Ndërsa më herët më 24 Prill 2018 u operua për një mosfunksionim të pjesshëm të aortës.

Napolitano u zgjodh President i Republikës më 15 maj 2006 dhe më pas për herë të dytë më 22 prill 2013, në këtë rast duke qëndruar në detyrë për më pak se dy vjet.

I lindur në Napoli në vitin 1925, ai ishte Presidenti i njëmbëdhjetë i Republikës së Italisë. Në vitin 1992 ai pasoi Oscar Luigi Scalfato si President i Dhomës dhe në 1996 ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë Prodi I.

Ai ishte gjithashtu presidenti i parë i Republikës që ka shërbyer në radhët e Partisë Komuniste Italiane. Gjatë periudhës së tij si President i Republikës, ai u dha mandate qeveritare pesë presidentëve dhe emëroi pesë senatorë të përjetshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë