Ka ndodhur

Ndahet nga jeta në moshë të re shefi i komisariatit të Lushnjës

Shefi i komisariatit të Policisë së Lushnjës, Adrian Matani është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme. Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Metanit në moshën 45-vjeçare, e kanë bërë me dije miqtë dhe kolegët e tij në rrjetet sociale.

Dyshohet se Matani ka humbur jetën nga infarkti në zemër, ndërsa ndodhej në banesën e tij në Tiranë. Edhe pse familjarët e kanë dërguar me urgjencë në spital, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Metani ishte prej vitesh pjesë e Policisë së Shtetit, ndërsa së fundi ishte emëruar shef i komisariatit të Lushnjës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë