Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Komisionit Europian, Jacques Delors. Ishte ideator i euros

Gazeta Si - Jacques Delors, ish-presidenti i Komisionit Evropian, “babai” i euros dhe figura kryesore e së majtës franceze, vdiq këtë mërkurë në moshën 98-vjeçare.

Vajza e tij, Martine Aubry e njoftoi lajmin për agjencinë e lajmeve “France Presse”. “Ai vdiq sot në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris, në gjumë”, deklaroi kryebashkiaku socialist i Lille-s.

I favorizuar në sondazhe, Jacques Delors shkatërroi shpresat e së majtës duke refuzuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të vitit 1995, me një dorëheqje spektakolare në televizion para 13 milionë shikuesve.

Ai ishte president i Komisionit Evropian midis 1985 dhe 1995 dhe Ministër i Ekonomisë franceze midis 1981 dhe 1984.

Por për ata që ishin skeptikë ndaj integrimit, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ai shihej si një simbol i ndërhyrjes së Brukselit.

Politikani francez ka punuar në Bankën e Francës, ka qenë profesor në Universitetin e Parisit dhe deputet i Parlamentit Evropian.

Nga viti 1969 deri në vitin 1972 ishte këshilltar i kryeministrit francez francez Saban-Delmas. Më pas u bashkua me Partinë Socialiste.

Në vitin 1981, ai u bë Ministër i Financave nën presidencën e François Mitterrand.

Delors ishte një nga pionierët e projektit të integrimit evropian, ndërsa ishte një ekonomist i shquar me prirje moderniste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë