Art dhe Kulture

Ndahet nga jeta aktori i njohur, Xhemil Tagani

Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i njohur i Teatrit Kombëtar, Xhemil Tagani.

Xhemil Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Rolet e tij më të arrira janë: Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

Ai u shkëput nga Teatri, duke e mbyllur karrierën e tij mbi tre dekada në skenën e Teatrit Popullor.

Aktori Xhemil Tagani ka lindur në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa studioi në Institutin e Lartë të Arteve, dega e dramës.

Me 1968 filloi punë si aktor ne Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension. Ai është shquar për krijimin e karaktereve.

Në kinematografi ka luajtur mbi 13 role te ndryshme. Pas një shkëputje 15-vjeçare dhe daljes në pension, në vitin 2012 i rikthehet skenës së teatrit në interpretimin e një roli në Komedinë “Familja në shi” me autor dhe regjisor Ilir Bezhani, një rol i cili pati sukses. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë