Vende dhe Udhetime

Navajo, qyteti i pushtuar nga një fis i vetëm

Navajo është një zonë në jug-perëndimin e Shteteve të Bashkuara. Rajoni që kufizohet me Arizonën, New Mexicon dhe Utah aktualisht përbën sipërfaqen më të madhe të tokës ku banon vetëm një fis i tërë brenda Shteteve të Bashkuara ku nuk mungojnë shtëpitë për vizitorët, monumentet, parqet, tregje dhe vende historike.

Kombi Navajo është një komb vetë-qeverisës dhe çdo vizitor para se të vendosë të vizitojë Navajon duhet të lexojë protokollin e vizitorëve për të mos hasur probleme me njerëzit e saj pasi tradita e këtij fisi është ndryshe dhe siç banorët e quajnë “të ecësh përpara ngadalë” sic dhe akoma funksionojnë rregulla të vendosura para shumë shekujsh ku janë transmetuar me gojë nga paraardhësit tek pasardhësit.

Ky vend vizitohet çdo vit nga vizitorë nga e gjithë bota jo vetëm për shkak të veçorisë që e karakterizon por dhe sepse ka një larmi aktivitetesh në natyrë dhe vende kulturore në të gjithë zonën. Mund të merrni pjesë në shëtitje, të bëni xhiro me kalë dhe peshkim, mund të vizitoni një muze apo treg ku shiten produkte vendase.

Burimi:National Travel. Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë