Bota

NATO: Putini po dështon, por priten sulme të reja ruse në Ukrainë

Gazeta Si - “Mund të presim më shumë sulme” nga Rusia kundër Ukrainës, “sepse presidenti Putin po dështon.

Fakti që iu desh të fitonin terren, duke u tërhequr nga periferitë e Kievit, rreth Kharkivit dhe duke hequr dorë nga Khersoni, është një shenjë dobësie, një shenjë se Rusia po dështon në fushën e betejës”.

Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-ë në Bukuresht të Rumanisë.

“Si kundërpërgjigje, - vazhdon Stoltenberg, - ata po sulmojnë objektiva civile, sepse nuk janë në gjendje të pushtojnë territore. Ne mund të presim më shumë sulme, nuk e dimë se sa saktësisht, por presidenti Putin dhe Rusia kanë demonstruar një gatishmëri për të shkaktuar vuajtje dhe një nivel brutaliteti që nuk është parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, - shtoi kreu i Aleancës Atlantike.

Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi.

Ai theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Moldavia, “është një partner i NATO-s dhe merr mbështetje nga aleatët e NATO-s dhe BE-ja. Në Moldavi, popullata ka vuajtur veçanërisht nga ndërprerjet e energjisë elektrike, të cilat janë pasojë e drejtpërdrejtë e luftës në Ukrainë. Pra, bëhet fjalë për rritjen e mbështetjes praktike për Moldavinë dhe gjithashtu dërgimin e një mesazhi të qartë se kjo luftë nuk duhet të përhapet përtej Ukrainës”, - përfundon Stoltenberg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë