Vende dhe Udhetime

NASA hap Stacionin Hapësinor për turistët me 35 mijë USD/dita, pa përfshirë udhëtimin

Keni dëgjuar për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, apo jo? Dëshironi ta vizitoni?
NASA njoftoi të premten se pjesa e saj e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës është e hapur për biznes, por me një kosto goxha të kripur. Qasja e përditshme në sistemin e mbijetesës dhe në tualet do t’i kushtojë një astronauti amator rreth 11,250 dollarë në ditë. Kësaj shifre i shtohet edhe shuma prej 22,500 dollarësh në ditë për ushqim dhe ajër. Duke arritur në totalin e 35 mijë dollarëve pa përfshirë udhëtimin.

Udhëtarët nuk duhet të jenë shtetas të Uashingtonit. Njerëzit nga vende të tjera gjithashtu do të kualifikohen, për sa kohë që fluturojnë në një raketë të Shteteve të Bashkuara.

Që kur programi i anijes kozmike përfundoi në vitin 2011, NASA ka dërguar astronautët në stacionin hapësinor në raketat ruse. Agjencia ka kontraktuar me SpaceX dhe Boeing për të fluturuar në misione të ardhshme me ekuipazhin në stacionin e hapësirës. Qytetarët privatë do të duhej të bënin aranzhime udhëtimi me ato kompani private për të arritur orbitën.

Në varësi të tregut, agjencia do të lejojë deri në dy vizitorë në vit. Dhe astronautët privatë do të duhet të përmbushin të njëjtat standarde mjekësore, procedurat e trajnimit dhe certifikimit si anëtarë të rregullt të ekuipazhit.

Njoftimi i së premtes shënon herën e parë që NASA po lejon astronautët privatë në bord. Agjensia hapësinore nuk do të shitet direkt tek konsumatorët. Në vend të kësaj ajo do të ngarkojë kompanitë private të cilat mund të kalojë në shpenzimet për vizitorët, tha zëdhënësja e NASA Stephanie Schierholz në një email.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë