Politike

Nard Ndoka, i fundit nga aleatët që dorëzon mandatin e deputetit

Kryedemokristiani Nard Ndoka i bashkohet nismës së opozitës për dorëzimin e mandatit të deputetit. Në kohën kur po shfaqen kontestime për zbatimin e vendimit të marrë nga liderët e opozitës për mos marrjen e mandatit nga emrat e listës shumemërore, kreu i PDK-së, aleati i PD-së ka firmosur sot dorëzimin e mandatit, menjëherë pasi është kthyer nga vizita në Belgjikë.
Kërkesa për dorëzimin e mandatit është depozituar në Kuvend. Tashmë ky institucion duhet të paraqesë kërkesën drejt KQZ-së për krijimi e vakancës së krijuar.
Në total janë 58 deputetë që kanë dorëzuar mandatin e deputetit. Ndërsa edhe aleati tjetër i PD-së, kryetari i Partisë Agraro Ambientaliste, Agron Duka e ka firmosur deklaratën e mos marrjes së mandatit të deputetit. Ai është në listën e qarkut të Durrësit, i renditur në emrat e tjerë të kandidatëve të PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë