Futboll

Napoli kalon në finale të Superkupës së Italisë, mund pastër Fiorentinën

Gazeta Si – Napoli është finalisti i parë i Superkupës së Italisë që po zhvillohet në Riad. Skuadra e trajnerit Valter Maxarri mundi 3-0 Fiorentinën, falë golit të Simeones dhe dopietës të të riut Zerbin.

Amir Rrahmani me shokë kanë një mundësi të mirë për të fituar trofeun e Superkupës. Napoli eliminoi Fiorentinën në gjysmëfinalen e parë të këtij kompeticioni, duke e mundur atë me rezultat të pastër.

Në ‘Al Awwal Park’ Napoli gjet avantazhin pas 22 minutash me Simeonen, ish-lojtar i Fiorentinës, pas një diagonaleje fituese. Pas golit të avantazhit kampionët e Italisë u mbyllën prapa dhe ia lanë lojën Fiorentinës, që shpërdoroi shansin e barazimit me një penallti të humbur nga Ikone.

Në fundin e ndeshjes, Zerbin realizoi 2 gola për 2 minuta, duke vulosur fitoren në 3-0. Tani Napoli pret të mësojë kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja mes Interit dhe Lacios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë