Futboll

Napoli: 3-0 në tavolinë vendim i gabuar, drejtësi në Apel

Avokati i Napolit, Mattia Grassani, është kthyer të flasë për vendimin kontrovers të FIGC ndaj klubit, në lidhje me çështjen e ndeshjes së paluajtur me Juventus, me pasojë humbjen në tavolinë 3-0. “Vendimi i Gjykatësit Sportiv është i gabuar e meriton të ndryshohet në gradën e dytë – ka shpjeguar – Mastrandrea thotë se të shtunën Napoli nuk donte të udhëtonte, por është diçka që përgënjeshtrohet nga dokumentet. Mendoj se në gardën e dytë do të jetë gjithsesi vështirë ti ndryshosh këtë vendim në dëm të Napolit”.

“Kur ka mosmarrëveshje ligjore të drejtash është e vështirë të shprehesh qartë. Por këtu ekziston një parim themelor i respektimit të rregullsisë së një kampionati. Sot faktet dhe zhvillimet krejtësisht negative nuk lënë hapësirë për dyshime, por në atë kohë situata e infektimeve rrezikoi të dilte nga kontrolli. ASL (Inspektorati Shëndetësor)  Napoli ka zgjedhur maturinë dhe respektimin për rregullat. Nëse ky parim miratohet nga Gjykata Sportive e Apelit dhe nuk mendohet për një renditje të përbërë nga pikët e humbura ose fitoret në tavolinë, unë besoj se sjellja më e dëshirueshme dhe e orientuar drejt parimeve të Drejtësisë Sportive është të merret parasysh trazira absolute e atyre ditëve, komunikimet kontradiktore të Ligës pas arsyetimeve të ASL. Kjo duhet të çojë në prevalimin e sporti. Këto ndeshje, nëse nuk luhen dhe vendosen në tavolinë, duke penalizuar  një klub që nuk ishte në gjendje të udhëtonte, do të thotë shkelje garës dhe është një mungesë respekti për klubet e tjera gjithashtu".

Avokati i klubit të kaltër përsërit se “Në shkallën e parë ne argumentuam se ndalimi i dhënë që nga e shtuna kishte të bënte me mundësinë e ndërmarrjes së një udhëtimi kaq të kërkuar dhe intervistat me drejtorët e ASL ditët e fundit e kanë konfirmuar këtë. Kur urdhërohet karantina mundësia e luajtjes së ndeshjes ka të bëjë me një përjashtim që ASL mund të japë, por vetëm zyrtarisht me shkrim. Karantina shuan çdo mundësi lëvizjeje, madje edhe për të zbritur poshtë shtëpisë, e jo më për një udhëtim prej 1,600 kilometra midis vajtjes, duke hyrë në kontakt me një mori subjektesh”.

Napoli është gati të luftojë në çdo shkallë. “Si do të përfundojë? Le të shkojmë hap pas hapi, por nëse Gjykata e Apelit Sportiv me arsye që sot do të ishte e vështirë të flitej duhet të merrte një qëndrim negativ, minimumi ankimimi në Kolegjin e Garancisë Coni (Komiteti Olimpik) është e sigurtë. Duke bërë të vlejnë parimet e ligjit, unë besoj se tashmë në shkallën e dytë është e vështirë të kryhet ky gabim i bërë kundër Napolit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë