Ka ndodhur

Naftëtarët, Rama: S’ka dialog pa lënë grevën

Greva e naftëtareve ka hyrë në ditën e shtatë të saj dhe gjendja shëndetësore e tyre është përkeqësuar. Megjithatë, naftëtarët shprehen të vendosur që të vazhdojnë protestën deri në marrjen e plotë të pagave të prapambetura.

“Ne nuk tërhiqemi se i kemi konsumuar të gjitha. S'kemi zgjidhje tjetër", thonë ata.

Naftëtarët kanë pranuar ftesën e Kryeministrit Edi Rama për bisedime pa e lënë grevën e urisë. Kryeministri Edi Rama thotë se zgjidhja nuk vjen përsa kohë ata vazhdojnë grevën e urisë.

“Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall, që as e ka shkaktuar Qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume! Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje”, shkroi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë