Politike

Naftëtarët, Rama: Dilni nga greva, pastaj vij unë tek ju

Kryeministri Edi Rama u përsëriti naftëtarëve se kushti i tij për të lënë grevën dhe më pas për të nisur bisedimet për zgjidhjen e problematikës së tyre është i panegociueshëm.

“Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur!”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Zgjidhja sipas Kryeministrit është “e thjeshtë:Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë”.

Nga ana tjetër, naftëtarët këmbëngulin se protesta e tyre nuk është politikë dhe mirëpritën kërkesën e Ramës për të biseduar, por nuk mirëpresim thirrjen e tij për të lënë grevën. Ata kërkojnë që t’u derdhen në llogari të gjitha rrogat e prapambetura dhe më pas le të nisin bisedimet.

“Ta harrojë Kryeministri që të ndalim grevën ne. Nuk i besojmë, të gjitha mashtrime. Janë bërë të gjithë të pabesueshëm. Duam rrogat e prapambetura dhe rifillim e punës. E lëmë grevën po të na i hedhin të gjitha lekët në llogari. Të hedhi lekët që të hamë dhe bukë që sot”, thonë ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë