Ka ndodhur

Naftëtaret nuk heqin dorë nga greva e urisë: Do marrim dhe fëmijët

Gratë naftëtare në Ballsh vijojnë grevën në ditën e 6-të, ndërkohë që situata është përkeqësuar pasi njëra prej tyre është dërguar në spital.

Deri në ditën e 17-të të grevës qëndruan burrat, ndërsa më pas u futën gratë naftëtare.

Tashmë gratë paralajmërojnë se nëse nuk do të vazhdojnë dot, do të fusin fëmijët në grevë

Gjithashtu, ata shprehen se kërkesa nga kryeministri Edi Rama për të negociuar do të realizohet vetëm në rast se do të ketë paga.

“Jemi brenda ligjit dhe veprojmë në formën më demokratike që ekziston. Shoqet na përfaqësojnë të gjithave, ju ka ikur zëri, s’kanë më fuqi. Kërkesa nga kryeministri për të negociuar bëhet vetëm nëse jep pagat. Nëse s’do mundemi më të vazhdojmë grevën, atëherë do fusim fëmijët këtu. Më mirë të rri këtu se po dola më kap borxhliu”, mësohet të jetë shprehur njëra nga naftëtaret.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë