Treg

Na duhet një revolucion global i riaftësimit!

Pasi punët po transformohen prej teknologjive të Revolucionit të Katërt Industrial, ne kemi nevojë të riaftësojmë më shumë se 1 mld njerëz deri në 2030-ën.
Në dy vitet e ardhshme – deri në 2022 – 42% aftësitë e kërkuara për të performuar në punët ekzistuese pritet të ndryshojnë.

Përpos aftësie për teknologjinë e nivelit të lartë, do të kërkohen shumë edhe aftësitë ndërpersonale, përfshirë aftësi për shitje, burime njerëzore, kujdes dhe edukim.
Bota po ballafaqohet me një emergjencë të riaftësimit

Më shumë se 1 mld punë, gati 1/3 e të gjitha punëve nëpër botë, do të transformohen prej teknologjisë në dekadën e ardshme, sipas vlerësimeve të OECD-së. Deri në 2022, Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se 133 mln punë të reja në shumicën e ekonomive do të krijohen për të plotësuar kërkesën e Revolucionit të Katërt Industrial.

Në të njëjtën kohë, ndryshimet ekonomike dhe demografike po bëjnë presion shtesë mbi forcën e punës sot. Me hyrjen në dekadën e re, dekadë të cilën Kombet e Bashkuara dhe të tjerë e kanë quajtur “dekada e shpërndarjes” për tranzicione të rëndësishme për një botë më të qëndrueshme, ne duhet të fokusohemi gjithashtu në arritje të drejta, në zhvillim përfshirës për të pajisur dhe mundësuar njerëzit nëpër botë të shkëlqejnë në punët e të ardhmes.

Si mund ti sigurojmë njerëzit që nuk janë lënë mënjanë?

Ne mund të bashkohemi – qeveritë, bizneset dhe shoqëritë – për të siguruar arsimim, aftësitë dhe punët për të paktën 1 mld njerëz deri në 2030-ën.
Me zhvillimin e punëve, po ashtu edhe aftësitë nevojiten për të performuar. 42% e aftësive themelore pritet të ndryshojnë deri në 2022-in.

Ka një kosto të qartë për mosveprimin. Mes vendeve të G20-ës , dështimi për të arritur aftësitë e kërkuara të erës së re teknologjike mund të vendosin në rrezik $11.5 trilion në ternat e potencialit të rritjes së PBB-së në dekadën e ardhshme, sipas vlerësimeve. Kostoja e burimeve njerëzore është pafund e përkeqësuar.
Për të bërë zhvillim të qenësishëm në riaftësimin e botës, do të jetë veçanërisht e rëdnësishme për tu fokusuar në tek profesionet e së ardhmes që rriten shpejt.
Një raport i ri i Forumit Ekonomik Botëror ka gjetur se rritja më e madhe e e punës do të vijë nga shtatë fusha profesionale: kujdesi social, inxhinieri dhe cloud computing (praktika e përdorimit të një rrjeti të serverëve të largët të vendosur në Internet për të ruajtur, menaxhuar dhe përpunuar të dhëna, në vend të një serveri lokal ose një kompjuter personal), marketing shitjesh dhe përmbajtje, të dhëna dhe Inteligjencë artificiale, punë të gjelbërta, njerëz dhe kulturë, dhe menaxherë të specializuar në projekte.

Ekziston një koncept i zakonshëm i keqkuptuar që të gjithë do të kemi nevojë të zhvillojmë shumë aftësi teknologjike ose shkencore për të pasur sukses. Megjithatë, ndërsa do të jetë e nevojshme që njerëzit të punojnë me teknologji të avancuar, gjithashtu po shihet një nevojë në rritje për njerëzit që të zhvillojnë aftësi të specializuara për mënyrën se si ata bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Këto përfshijnë kreativitetin, bashkëpunim dhe dinamikë ndërnjerëzore, si dhe aftësi që lidhen me shitjet e specializuara, burimet njerëzore, kujdesin social dhe edukimin.

Shumë prej këtyre punëve që rezultojnë në rritje të shpejtë aktualisht janë nënvlerësuar. Kjo ofron një mundësi për shumicën e atyre që janë në pozicionet më të rrezikuara.

Sidoqoftë, me 70% të punëtorëve të tillë që kanë nevojë për të gjetur mundësi të reja jashtë industrisë ku aktualisht punojnë, tranzicione të tilla kërkojnë gjithashtu rrjeta sigurie më të mira dhe angazhime më të forta të sektorit privat.

Përveç zgjidhjeve inovative të politikave dhe përpjekjeve të biznesit rreth riaftësimit dhe ngritjes në punë të punonjësve të tyre, bashkëpunimi midis sektorit publik dhe privat është i domosdoshëm për të përparuar një axhendë të re që fuqizon njerëzit me burimet dhe mjetet e nevojshme për të përmirësuar jetën e tyre.

Ky përqendrim në fuqizimin dhe riaftësimin e forcave të punës për të ardhmen do të jetë i dobishëm për përmirësimin e lëvizshmërisë sociale, një faktor kryesor në uljen e pabarazisë. Një përmirësim prej vetëm 10% në lëvizjen sociale globale do të rrisë rritjen ekonomike me gati 5% gjatë dekadës së ardhshme, sipas një raporti të ri.

Në Forumin Ekonomik Botëror, është duke u punuar me qeveritë, biznesin dhe shoqërinë civile për t'u pajtuar me etalone të rinj, modele të reja financimi, praktika të reja biznesi, politika të reja publike dhe - më e rëndësishmja – ofrim riaftësimi për të siguruar që njerëzit kanë aftësi për të përmbushur potencialin e tyre.
Nëse nuk bëjmë asgjë, kriza jonë e tanishme e aftësive vetëm sa do të përkeqësojë hendekun në rritje midis të pasurve dhe të varfërve në botë. Në një botë të tillë do të jetë e pamundur të arrihet paqja, qëndrueshmëria mjedisore ose prosperiteti./Forumi Ekonomik Botëror/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë