Gazeta Si – Nuk shënoi në ndeshjet e fundit me Kombëtaren shqiptare, por gjen golin në La Liga me fanellën e Granadës. Myrto Uzuni shënoi sot për skuadrën e tij në ndeshjen ndaj Gironës.

Futbollisti beratas gjeti rrugën e rrjetës në zhvillimet e një goditjeje këndi, teksa afër portës devijoi topin drejt rrjetës. Ishte minuta e 63-të, kur Uzuni shkurtoi diferencë në 1-3, pasi më parë miqtë kishin realizuar 3 herë në pjesën e parë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-4.
— Telegram: OfficialFootColic (@Golvids1) September 18, 2023
Ky është goli i dytë për Myrto Uzunin në këtë kampionat. Sulmuesi kuqezi më parë kishte realizuar një gol me penallti në fitoren 3-2 ndaj Majorkës. Futbollisti 28-vjecar është një titullar i padiskutueshëm te Granada, që nuk ka pasur një ecuri të mirë deri tani në kampionat.
⌚️ 63’ || ¡𝗚𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗢𝗟 𝗗𝗘𝗟 𝗚𝗥𝗔𝗡𝗔𝗗𝗔!
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) September 18, 2023
¡UZUNI RECORTA DISTANCIAS!
𝐆𝐂𝐅 1️⃣-3️⃣ GIR #𝙀𝙩𝙚𝙧𝙣𝙖𝙇𝙪𝙘𝙝𝙖 🇦🇹 | #GranadaGirona pic.twitter.com/JoUFMnPk42
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.