Politike

Murrizi regjistron partinë e re: LDSH, pa ish-sigurimsa

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fletës së votimit do t’i shtohet edhe një sigël e re politike, ajo e deputetit Myslim Murrizi që zgjedhjet  e kaluara garonte me siglën e PD-së.

Ai do të drejtojë Lëvizjen Demokratike Shqiptare, dhe ashtu siç edhe pritej, pjesë e saj nuk do të jetë deputetja Rudina Hajdari.      

“Me nismën e 4 deputetëve Myslim Murrizi, Alban Zeneli, Halit Valteri dhe Arlind Çaçani si dhe mbështetur nga 4602 firmëtarë nga çdo qark krijuam një subjekt politik.

Ndoshta e para parti politike që është krijuar në 30 vite pluralizëm, pa ish komunistë, pa ish sigurimsa dhe spiunë sigurimi, pa na i mbledhur firmat pushteti dhe parti politike që nuk është “ shitur” nga njëri kryetar tek kryetari blerës siç ka jo pak të tilla

Ftojmë çdo shqiptar t’i bashkohet Lëvizjes Demokratike Shqiptare për të ndikuar me fuqinë e votës në 25 prill 2021 për një politikë ndryshe”, shkruan Murrizi në Facebook.

Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare do të konkurojë në çdo qark me

lista 100% të hapura. Por cili është programi i Murrizit?

“Beteja me 5 hajdutët dhe mashtruesit hipokritë  që prej 30 vitesh tallen me shqiptarët sikur luftojnë njeri tjetrin por për 30 vjet ndajnë tendera dhe pasuritë publike së bashku...”, shkruan Murrizi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë