Futboll

Muratorë, zdrukthtarë, peshkatarë! Gati dhe klubi i futbollistëve punëtorë

Gazeta Si - Federiko Gati, dikur punëtor, sot zgjidh problemet e golit te Juventusi. Ashtu si ai, edhe shumë futbollistë të tjerë kanë bërë tjetër profesion para se të kalonin te bota e topit.

“Kam bërë pak nga të gjitha para futbollit. Murator, jam marrë me rregullimin e dritareve, kam punuar edhe në treg”, ka thënë Federiko Gati, i cili me topin është takuar pak me vonesë. Nuk ishte i destinuar për futboll, por kush është ‘punëtor i topit’ jep gjithmonë diçka më shumë. Dhe Gati, njeriu i fitores ndaj Napolit, është i futndit nga futbollistët-punëtorë që kanë shpërthyer me qetësi, nga ata që para se jeta e tyre të merrte kthesë, janë marrë me një profesion tjetër.

Kristian Riganò, murator
Një nga heronjtë e Fiorentinës në futbollin elitar. Sot stërvit te diletantët dhe është kthyer të bëjë duart pis në kantier. Saktësisht ajo që bënte para se të tundte rrjetat me fanellën e Fiorentinës. Riganò luante futboll në fillim mes diletantëve, nëse i dilte koha, sepse profesioni i tij ishte ai i muratorit.

Kristian Rigano, duke punuar (majtas)

Karlos Baka, kontrollor në autobus dhe peshkatar
Te Milani nuk shkoi edhe aq mirë, më mirë ishte te Sevilja, ku kolumbiani fitoi Ligën e Europës. Baka më parë ka bërë kontrollorin në autobus në vendin e tij, kur ende nuk kishte zbuluar talentin e sulmuesit. Një pjesë të mirë të jetës ia ka dedikuar qetësisë dhe heshtjes, si një peshkatar perfekt. Këto janë punët e para të Karlos Bakës para futbollit.

Karlos Baka, sulmuesi i Kolumbisë në profesionin e peshkatarit. Gazeta Si, 10 dhjetor 2023

Xhemi Vardi, punëtor
Heroi i Premier Ligës me Leiçesterin në vitin 2016 ka mësuar më parë si të rezistojë ndaj sforcove që zgjasin më shumë se 90 minuta lojë. Para se të niste futbollin ai ka punuar 12 orë në ditë në një fabrikë ku përdoreshin fibra karboni. "Ishte masakruese, nxehtësia e furrave më digjte lëkurën", ka thënë sulmuesi për atë periudhë. Kur Shefilldi e skartoi në një test, Vardi mendoi se fabrika do të ishte rutina e tij.

Xhemi Vardi, kampion në Premier Ligë me Leiçesterin, rikthehet në fabrikën ku punonte. Gazeta Si, 10 dhjetor 2023

Rikardo Xampanja, tapicier
E kanë pagëzuar "punëtori i golit” dhe një arsye ka. Xampanja, para se të entuziazmonte tifozët e Atalantës (dhe disa skuadrave të tjera), punonte si tapicier dhe të dielën ëndërronte që të imitonte idhullin e fëmijërisë, Klaudio Kanixha. Në Serinë A luajti në moshën 34-vjeçare.

Moreno Torriçeli, zdrukthtar
Përsëri Juventusi që tregon shpërthimin në futbollin e madh të dikujt që më parë merrej me tjetër gjë. Torriçeli ka fituar një Champions me bardhezinjtë, ndërsa nga '90 deri në ‘92 punonte si zdrkthtar në një fabrikë mobiljesh në Brianca. Luati një miqësore me Juventusin dhe drejtuesit e ‘Zonjës’ kuptuan se një lojtar i tillë zdruktharin duhej ta bënte në fushë. Torriçeli kaloi nga diletantët në Serinë A në pak muaj.

Moreno Torriçeli me Juventusin. Gazeta Si, 10 dhjetor 2023

Dario Hubner, marangoz
Sa herë keni lexuar se sot Dario Hubner do të ishte qendërsulmuesi i kombëtares? E bukura është se është një e vërtetë e pastër. Ish-lojtari i Piaçencës dhe Breshias mes të tjerash ‘pagoi’ një periudhë historike me konkurrencë shumë të fortë. Ai, marangoz për një periudhë, u ngjit në Serinë A në moshën 35-vjeçare dhe nuk ka bërë drama. Ka qenë golashënuesi i të gjitha kampionateve, nga Seria A te C1. Dhe të mendosh se para se të shënonte gola, montonte kornizat.

Papis Cise, shofer ambulance
Historia e Cise është e rrallë për ngjitjen e shpejtë. Sulmuesi senegalez shpërtheu rreth 15 vjet më pare, me skuadra si Metz, Frajburg, Njukastëll e pastaj në Turqi. Para se të niste futbollin ai duhej të mbante veten në një farë mënyre dhe zgjodhi të bëhej shofer ambulance, teksa frekuentonte me rezultate akoma jo të mira futbollin inferior francez.

Beto, kasier në një ‘fast food’
Tek Udineze deri pak muaj më parë, sulmuesi që sot po përpiqet të shpëtojë Evertonin, në moshën 18-vjeçare stërvitej me skuadrën e parë të Uniao Tires. Por kishte pak të ardhura dhe u bën kasier i një rrjeti të njohur ‘fast food’-esh. "Disa shokë më tallnin. Në atë kohë vura bast me ta se për 5 vjet do të isha bërë profesionist. Ia dola për 4 vjet", - ka thënë Beto.

Mesias me Milanin. Gazeta Si, 10 dhjetor 2023

Mesias, faturino
I rritur te të rinjtë e Kruzeiros, në Brazil, Mesias mbërriti në Itali në 2015-ën dhe luante me diletantët në Piemonte, në fillim në Kazale, pastaj Kieri dhe Goxano. Për 4 vite braziliani punonte në një kompani transporti si faturino, derisa firmosi me Krotonen në Serinë B në 2019-ën. Në 2020ë-n kaloi në Serinë A dhe më pas u thirr nga Milani. Tani luan te Xhenoa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë