Rend dhe Ligj

Municione, kokainë e kanabis, operacion në Tepelenë, 1 në pranga

Fotografi Ilustruese

Municione, doza kokaine, fara e kubikë kanabis ka zbuluar policia në Tepelenë, duke arrestuar një person dhe proceduar penalisht kryeplakun e fshatit Vasjar.

Policia e Tepelenës dhe ajo e Gjirokastrës kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Liqeni” duke goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike si rezultat i kontrolleve dhe falë informacioneve të ardhura nga qytetarët.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M.J., 26 vjeç, banues në Sarandë.

26-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë në vendin e quajtur “Liqeni i fshatit Levan”, Memaliaj, ku në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi  disa doza me lënë të dyshuar Kokainë, një sasi të konsiderueshme fara cannabis sative si dhe kubikë të kultivuar me fara canabis sativa. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar.

Gjithashtu  po në kuadër të kontrollit të pandërprerë të territorit, si pasojë e presionit të Policisë duke ushtruar kontroll të pandërprerë, në një zonë të pyllëzuar   në territorit e fshatit Vasjar, nga shërbimet e Policisë Memaliaj gjatë kontrollit të territorit u gjetën të hedhura 350  fishekë luftarak, lëndë narkotike canabis sativa dhe kubikë  me fara cannabis sativa, të cilat  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin B.LL., me detyrë kryeplak i fshatit Vasjar, Bashkia Memaliaj, për “Shpërdorim detyre”. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë