Drejtësia

Mungojnë provat, lirohet ‘pronari’ i 27 serave me kanabis në Shkodër

Gazeta Si - Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin Ernest Veshtaj, i cili u ndalua nga policia i dyshuar si organizator i kultivimit të kanabisit në gropën e gjetur me 8 mijë fidanë në Malësi të Madhe.

Në gjykatë, Veshtaj ka mohuar akuzat ndaj tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me 27 serat me kanabis të asgjësuara nga policia në krater.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”, por gjykata vendosi “arrest shtëpie” për shkak të mungesave të provës në këtë fazë fillestare të hetimit të kësaj çështje.

27 serat me kanabis u zbuluan dy ditë më parë në vendin e quajtur “Badra e Mehajve” në Malësi të Madhe.

Platacioni i drogës u zbulua dy ditë më parë në Malësi të Madhe, ku ishin ngritur 27 sera, brenda të cilave ishin kultivuar në kubikë rreth 8 mijë fidanë të dyshuar me kanabis, gati për t'u mbjellë në tokë.

Fidanët ishin 20 metra në thellësi të kraterit që ka shërbyer për marrje inertesh ë vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, në Koplik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë