Biznes

Mubadala e Abu Dhabit 400 milion dollar për teknologjinë europaine

Kompania e Investimeve Mubadala e Abu Dhabit është shprehur ditën e sotshme se po planifikon për të nisur një fond prej 400 milionë dollarësh (300 milionë paundësh) për të investuar në kompanitë kryesore evropiane të teknologjisë.

Firma shtetërore po kërkon të krijojë një qendër teknologjike në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe vitin e ardhshëm, duke synuar tërheqjen e kompanive udhëheqëse të teknologjisë.

Ajo krijoi një bashkim të kapitaleve sipërmarrëse, Mubadala Ventures në fund të vitit 2017 për të mbikëqyrur dhe menaxhuar angazhimin prej 15 miliard dollarësh të SoftBank Vision Fund.

Sipas një njoftimi të Mubadala, Softbank Group (9984.T) i Japonisë do të marrë pjesë në fond si një invstitor strategjik  nëpërmjet degës së saj, SIMI US Holdings I, Inc,.

Fondi do të menaxhohet nga bashkimi i kapitaleve Mubadala, Mubadala Ventures, do tu drejtohet kopmanive lider në fushën e teknologjisë që janë gjithmonë në rritje dhe që drejtohen e mbështeten nga themeluesit.

Nëpërmjet fondit evropian të fondeve dhe strategjisë së fondeve të drejtpërdrejta, Mubadala do të ndihmojë kompanitë e teknologjisë europiane për të krijuar operacione në Abu Dhabi për të synuar tregjet e Gjirit dhe Lindjes së Mesme.

Ne shohim potencial të shëndoshë në ekosistemin e teknologjisë evropiane me një sërë kompanishë dinamike, të udhëhequr nga themeluesit, që kërkojnë fonde dhe mbështetje nga një partner i angazhuar", tha Ibrahim Ajami, kreu i Mubadala Ventures.

Strategjia bazohet në themelet që Mubadala ka ndërtuar në Shtetet e Bashkuara, shtoi ai.

Mubadala Ventures, me një zyrë në San Francisco, gjithashtu mbikqyr dhe menaxhon angazhimin e Mubadalës prej 15 miliardë dollarë ndaj  SoftBank Vision Fund, Fondin e Sipërmarrjeve Mubadala 1 - një fond sipërmarrjeje të fokusuar në SHBA dhe një fond për fonde programesh që përfshin të Dhënat Kolektive, 8VC, Foundry Group dhe Upfront Ventures si pjesë e portofolit të saj të fondeve.

"Mbretëria e Bashkuar dhe Europa kanë disa prej startupeve më entuziaste në botë dhe ne do të dëshironim të shihnim më tepër kompani të zgjidhen përmes fazës së parë për të arritur rritje të qëndrueshme në nivel global", tha Ron Fisher, drejtor dhe zëvendëskryetar i SoftBank Group.

Mubadala hyri në sektorin e teknologjisë në 2007, duke fituar një aksion të rëndësishëm në Advanced Micro Devices (AMD.O). Ajo zotëron prodhues gjysmëpërçues, GlobalFoundries, Al Yah Satellite Company, Cognit, një ndërmarrje e përbashkët me IBM dhe disa investime të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë