Ka ndodhur

MSH: 7 humbje jete, 241 raste të reja, në 24 orët e fundit. Hapet Covid 3

Ministria e Shëndetësisë njoftoi zyrtarisht se është hapur spitali Covid 3 në ambientet e ish-kirurgjive në QSUT, që do të menaxhohet nga Spitali Infektiv dhe do të ofrojë shërbim spitalor për pacientë të prekur nga Covid- 19 në gjendje më të lehtë shëndetësore.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid, ndër ta një  44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërkohë. qyteti i dytë më i prekur 24 orët e fundit, pas Tiranës, ishte Vlora me 25 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur, por janë shëruar edhe 92 qytetarë

COVID-19 – Statistika (31 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                       241

Të shëruar ne 24 orë                    92

Të shtruar në spitale                     319

Humbje jete në 24 orë                  7

Testime ditore                              1260

Testime totale               125,220

Raste pozitive              20,875

Raste të shëruara        11,189

Raste Aktive                   9,177

Humbje jete                    509

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                4650

Durrës                 851

Fier                       706

Korçë                  566

Shkodër               524

Lezhë            410

Elbasan        396

Vlorë               384

Berat               278

Kukës             190

Gjirokastër     129

Dibër                 93


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë