Vende dhe Udhetime

Mrekulli natyrore që tregojnë se sa unik është planeti Tokë

Shumë njerëz që i duan udhëtimet kanë një listë me vendet dhe aktivitetet ku do të donin të shkonin të paktën një herë në jetën e tyre.
Fatkeqësisht, të gjithë jemi të kufizuar për shkak të pandemisë por, në fund të fundit, udhëtimi nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e një avioni për të shkuar diku, ka të bëjë dhe me gjithë planifikimin e e atij udhëtimi dhe këtë mund të filloni ta bëni që tani.

Pyll i shtrembër, Poloni
Ky pyll unik, plot me pemë të shtrembra, është në Gryfino, Poloni. Magjia e pyllit është akoma një mister. Ka rreth 400 pisha në zonë, të cilat u mbollën rreth vitit 1930 dhe askush nuk ka arritur të shpjegojë pse u rritën në këtë mënyrë, gjithsesu ato janë bërë një vend shumë i vizituar, pothuajse një pikë referimi e turizmit masiv në Poloni, të nxitur pikërisht nga misteri që qëndron pas formave të tyre të çuditshme.

Shtëpia e kripës, Bolivi
Në këtë vend është liqeni më i madh i kripës në botë dhe që bëhet shkretëtirë në stinën e verës.
Ndodhet në Bolivi dhe besohet se përmban deri në 10 miliardë ton kripë. Ky vend është një nga xhevahiret turistike të Bolivisë, sepse kur ecni atje duket sikur keni arritur në një pikë vërtet të shkretë në Tokë ose ndoshta edhe në një planet tjetër. Për shkak të vetive të tyre reflektuese, kripa krijon pasqyrën e përsosur, duke dhënë iluzionin se po ecni mbi re.

Liqeni i kandilave, Palau
Ky liqen magjik është plot me kandila deti dhe ndodhet në Ishujt Palau. Të gjithë kandilat që jetojnë aty janë mjaft të vegjël, kështu që ato nuk janë të rrezikshme për njerëzit prandaj ju mund të notoni me ta dhe madje t'i prekni ato.
Protokolli për tu futur në liqen është megjithatë i rreptë. Ju duhet të siguroheni që nuk keni rërë në trup dhe nuk mund të përdorni krem ​​dielli ose ndonjë substancë tjetër që mund të përbëjë një kërcënim për ekuilibrin delikat të ekosistemit të tyre. Të gjitha këto masa sigurie duhet të ndiqen nga të gjithë në mënyrë që të ruajnë habitatin e tyre dhe të parandalojnë zhdukjen e kandilave nga liqeni. Në vitin 2007 liqeni kishte deri në 5 milion kandil deti, por deri në vitin 2018 ai numër ishte ulur ndjeshëm në vetëm 630,000 kandil deti që jetojnë në këtë vend të mbrojtur nga UNESCO.

Kanioni i Antilopës, Arizona
I vendosur në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara, ky kanion mbresëlënës është një nga vendet më të vizituara në botë. Kanioni mund të vizitohet vetëm së bashku me një udhëzues zyrtar, sepse shiu mund të shkaktojë përmbytje të papritura brenda disa minutave. Muret shkëmbore, të cilat mund të arrijnë 120 metra lartësi në disa vende, janë frikësuese por gjithashtu i'u servirin  vizitorëve një pamje të mahnitshme mbi kanion.

Parku Kombëtar Banff, Kanada
Ky park është një nga parqet më të vjetër të vendit dhe një nga pikat më të vizituara në Amerikë. Parku Kombëtar Banff është plot me vende mbresëlënëse shkëmbore, male me akullnaja, fusha akulli dhe pyje. Nuk është e pazakontë të udhëtosh përreth zonës dhe të gjesh një liqen të fshehur me ujë të freskët. Bukuria e faunës dhe florës këtu u jep udhëtarëve një mundësi për të bërë fotografi të bukura.

Fernando de norohna, Brazil
Turistët që kanë dëshirë të ecin patjetër që do të kënaqen në Fernando de Noronha, i njohur për peizazhet e tij të bukura dhe plazhet e saj me rërë të bardhë. Ky arkipelag vullkanik është i përbërë nga rreth 21 ishuj dhe vetëm Fernando de Noronha është i banuar në të vërtetë. Për të mbrojtur natyrën nga efektet e turizmit masiv, numri i vizitorëve në vit është i kufizuar. Është i njohur si një destinacion i shkëlqyeshëm për zhytje sepse uji është shumë i qartë dhe jo shumë i ftohtë, duke lejuar vizitorët të shijojnë pamje të bukura nënujore.

Kelimutu, Indonezi
Kelimutu është një vullkan i veçantë sepse 3 liqene sekrete shtrihen brenda kraterit të tij dhe ato ndryshojnë ngjyrën. Për të njëjtën arsye, është një nga vullkanet më të famshëm në Indonezi. Arsyeja pse këto liqene ndryshojnë ngjyrat është se ato përmbajnë minerale që krijojnë këtë fenomen natyror në varësi të kohës së vitit dhe temperaturës. Për shembull, në 2016 ngjyra e liqeneve ndryshoi 6 herë nga janari në nëntor. Sidoqoftë, parashikimi i saktë se kur dhe si do të ndryshojë ngjyra e liqeneve nuk është një gjë e lehtë. Kelimutu është më shumë se 1600 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhet në Ishujt Flores.

Burimi:BrightSide\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë