“Vitin tjetër, në Kupën e Botës në Katar, do t’i kemi stadiumet plot. Covid do të mposhtet deri në atë datë”. Kjo u deklarua nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ftuar i konferencës së zakonshme të OBSH-së për koronavirusin. “Kupa e Botës do të jetë magjike si gjithnjë,” shtoi ai, duke konfirmuar gatishmërinë për të zhvilluar kompeticionin me publik.
Kupa e Botës në Katar, e para që do të luhet në dimër, do të fillojë në 21 nëntor 2022 me ndeshjen e hapjes në Al Bayt Stadium, një strukturë prej 60,000 personash, që do të organizojë gjithashtu ceremoninë e hapjes. Në total, turneu do të zgjasë më pak se një muaj. Finalja është caktuar në fakt për në 18 dhjetor. E gjithçka, ndryshe nga sa duhet të ndodhë me Kampionatin Evropian të ardhshëm që duhet të mbahet me dyer të mbyllura, për momentin është menduar me praninë e tifozëve në tribuna. Një siguri që Fifa ka zbuluar përmes fjalëve të Infantinos dhe që në të gjithë botën bën jehonë si një ogur i mirë në luftën kundër Covid.
Një nga risitë e këtij Botërori është se tifozët mund të shohin më shumë se një ndeshje në ditë gjatë fazës së grupeve. Sipas programit, do të luhen 4 ndeshje në ditë në këtë fazë dhe stadiumet janë shumë afër.
Infrastruktura është realizuar në masën 90% deri tani, me tre stadiume që janë kompletuar tashmë, “Khalifa International”, “Al Janoub” dhe “Education City”. Në këto stadiume janë luajtur me siguri të plotë më shumë se 100 ndeshje në 2020-ën. Edhe tre stadiume të tjera janë thuajse në fund, “Al Rayyan”, “Al Bayt” dhe “Al Thumama”.
Edhe në pjesën tjetër të infrastrukturës puna ka ecur me ritëm të shpejtë. “Hamad International Airport” është zgjeruar, pasi parashikohet të presë më shumë se 50 milionë vizitorë në vit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.