Futboll

Moti i keq shtyn Skënderbeu–Dinamo dhe një ndeshje të Kategorisë së Parë

Gazeta Si – Pritej që të kishte ndonjë ndeshje të shtyrë nga moti i keq që ka pushtuar sot vendin dhe kështu ka ndodhur. Ndeshja e Korçës mes Skënderbeut dhe Dinamos, e programuar të luhej sot, në orën 17:00, është shtyrë.

Po ashtu, është shtyrë edhe ndeshja e Kategorisë së Parë mes Kastriotit dhe Bylisit, që do të luhej sot në stadiumin e Fushë-Krujës.

“Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Skënderbeu-Dinamo e Suepriores dhe ndeshja Kastrioti-Bylis e Kategorisë së Parë, të programuara për t’u luajtur sot, do të shtyhen për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Në ditët në vazhdim FSHF do të përcaktojë datat kur do të luhen këto ndeshje”, - shkruhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë