Lajme

Moti i keq, probleme në disa rrugë të Tiranës

Mbrëmja e kësaj të hëne në Tiranë është shoqëruar me një furtunë rrufesh dhe shi të dendur.
Stuhia dhe shiu kanë bërë që të rrëzohen disa pemë në akset kryesore të kryeqytetit. Për shkak të reshjeve të dendura, në disa zona uji ka dalë sipër rrugëve.
Kryebashkiaku Veliaj me anë të një postimi në “Twitter”, u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet.
“Stuhia e shirat kanë rrëzuar disa pemë në akset kryesore të Tiranës. Minimizoni lëvizjet teksa ekipet tona pastrojnë rrugët e heqin pemët e dëmtuara.
Në rast rreziku/nevoje telefononi 112.
Me pak kujdes do e kalojmë dhe këtë sfidë, si çdo tjetër këtë javë!”, shkruan Veliaj në “Twitter”.

https://twitter.com/erionveliaj/status/1176196554123816962

Ndërkohë që stuhitë kanë qenë prezente edhe në qytetet e tjera, ku më i prekur është qyteti i Lezhës.
Lidhur me motin e keq me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Policia Rrugore nëpërmjet një njoftimi u bën apel drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes.
“Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, drejtuesit e mjeteve duhet të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë