Lorenzo Tedici, eksperti i Meteo.it e kishte parashikuar të hënën në mbrëmje: “Alarmi mbetet i lartë në Lombardi. Sidomos mes të hënës në mbrëmje, rreth orës 20:00 deri të martën në mëngjes. Mund të ndodhin ngjarje të tjera ekstreme krahas atyre të ditëve të fundit”. Dhe kështu ndodhi, nëse marrim parasysh stuhitë e mbrëmjes në zonën Monzese dhe stuhinë jashtëzakonisht të dhunshme rreth orës 4.00 të mëngjesit në Milano. Shpjegimi i asaj që po ndodh në Milano dhe Lombardi – ku deri më tani ka një viktimë, (një grua e shtypur nga një pemë e rrëzuar) e ka një emër: superqeliza.
Një fenomen “tipik i Shteteve të Bashkuara – shpjegon Lorenzo Tedici, meteorolog i iL.Meteo.it –, por që është përhapur edhe këtu që nga fundi i viteve 1990”.
Nga se ndodh? Ndryshimi i klimës. Superqelizat lëshojnë një sasi të madhe energjie në një kohë të shkurtër pasi ajri i nxehtë takohet me ajrin e ftohtë. Pastaj breshër dhe stuhi.
Çfarë po ndodh?
Këto janë trashëgimitë e anticiklonit afrikan të këtyre javëve. Së pari Cerberi (përbindëshi me tre kokë) dhe më pas Karonte (emër mitik i tragetuesit që çonte të vdekurit në botën e përtejme ga njëra anë e lumit tek tjetra)
Që do të thotë?
Që nga 6 korriku, anticiklonet e vendosura mbi Sahara dhe Magreb kanë sjellë shumë nxehtësi dhe lagështi edhe në Italinë veriore. Këto faza shumë të nxehta gjenerojnë energji që ngrihet dhe grumbullohet në qiell. Këtu bie në kontakt me ajrin e ftohtë, i cili kur zbret, mbart me vete breshërin dhe krijon ato erëra horizontale përgjegjëse, për shembull, për rënien e pemëve.
Këto janë superqeliza, një fenomen gjithnjë e më i përhapur nga fundi i viteve 1990 e në vazhdim
Ato janë ciklone të vogla. Brenda, ajri pëson zhvendosje deri në 120/150 km/h. Karakteristika është se qielli bëhet i errët, sepse janë aq të gjera sa mbulojnë deri edhe horizontin. Ata gjithashtu arrijnë në 50/60 km. Një stuhi normale zakonisht ka një rreze prej 1 km dhe rigjenerohet në të tjerat. Janë shumë qeliza të vogla.
Dhe zgjasin shumë pak
Po, 15/30 minuta, por më pas ata lëvizin. Nuk mbarojnë. Ata janë tipikë për Shtetet e Bashkuara.
Kur presim mot më të mirë?
Nga e mërkura presim mot të kthjellët për të paktën një javë.
Po pjesa tjetër e verës?
Gushti premton të jetë i qetë, me temperatura ndërmjet 32 dhe 33 gradë. Valët e fundit të të nxehtit mund të mbërrijnë mes datës 7 dhe 17 të muajit, ndaj është e mundur që të grumbullohet më shumë energji për të gjeneruar superqeliza. Atëherë ditët do të jenë më të shkurtra dhe dielli do të perëndojë më herët. Por duhet thënë se për momentin mund të mbështetemi vetëm në parashikimet nënsezonale
Masa paraprake?
Me ardhjen e superqelizave, qielli fillon të errësohet dhjetëra minuta më herët Përveç kësaj, rrymat e ajrit të ngrohtë që shoqërohet me erë të fortë janë tregues i ardhjes së stuhisë. Në këto raste ju duhet të kërkoni strehim. Dhe nëse jeni me makinë, duhet të keni parasysh që 20 centimetra ujë i bëjnë nënkalimet të rrezikshme corriere.it
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




