Bota

‘Në Milano po ndodh apokalipsi’. Rrugë të përmbytura, pemë të shkulura nga era, bllokim i rrjetit elektrik

Një stuhi e fortë goditi Milanon gjatë natës me erëra shumë të forta, shi dhe breshër.

Pemë në makina, rrugë dhe linja të transportit publik të bllokuara

Shumë banorë janë zgjuar nga zhurma e erës, bubullimave dhe – në disa zona – stuhisë së breshërit, ata kanë komentuar në rrjetet sociale: “Nuk e kam parë kurrë një gjë të tillë”, “Duket si Apokalipsi”.

Stuhia - e shoqëruar nga shkarkime të vazhdueshme rrufesh dhe stuhi të papritura ere, të ngjashme me shpërthimet - goditi gjithashtu një pjesë të madhe të Brianza-s dhe zonën veriore të Lombardisë duke arritur kulmin e saj rreth orës 4 të mëngjesit.

Raportohet për shumë rrugë të bllokuara nga pemët e rrëzuara, në shumë raste të pushtuara nga degët, trungjet dhe mbeturinat e mbledhura nga era.

Qindra motoçikleta dhe kosha janë përmbysur si pasojë e erës së fortë

Në shumë raste, pemët kanë rënë në linja elektrike që mundësojnë transportin publik mbi tokë, duke bllokuar qarkullimin.

Raportohet gjithashtu për thirrje telefonatash të shumta të zjarrfikëseve, por për momentin është ende e pamundur të bëhet vlerësimi i dëmeve.

Sipas parashikimeve reshjet do të vijojnë edhe ditën e sotme


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë