Ka ndodhur

Moti i acartë, ARRSH: Ja akset problematike nga veriu në jug

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar për gjendjen e akseve nacionale në vend, për shkak të motit të keq.

ARRSH thotë se në të gjithë territorin reshjet kanë pushuar, por temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta.

Kontraktorët gjatë natës kanë bërë pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH u bën apel të gjithë drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në Rajonin Verior, qarkullohet pjesërisht me zinxhirë në akset: Trebisht–Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë, Trebisht-Doganë, Peshkopi-Qafë Drajë, Qafë Bualli-Krastë.

Në Qafë Thanë-Doganë tek Useku qarkullimi bëhet me një korsi, po punohet për pastrimin e plotë.

Ndërkohë, qarkullohet me zinxhirë ose goma dimri në akset Lunik-Steblevë, në km e fundit Steblevë-Klenjë, Zemblak -Goricë.

Ndërsa në Rajonin Jugor akset janë të hapura pa prezencë bore, por kushtëzuar nga temperaturat e ulëta mjetet sipas ARRSH-së duhet të pajisen me goma dimri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë