Ka ndodhur

Mot me vranësira, temperaturat në ulje

Ballkani po ndikohet nga rryma ajri të ftohta kontinentale, të cilat po kushtëzojnë edhe motin në vendin tonë. Dita sot ka nisur me mjegull në verilindje, gjatë ditës vranësirat do të shtohen mesatare deri të dendura. Temperaturat parashikohen: Zona malore -2 - 10 gradë celsius, Zona e ulët -4 - 19 gradë celsius, Zona bregdetare 4 - 19 gradë Celsius. Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e një fronti të ftohtë, moti do të jetë i vranët me reshje shiu të pakta në zonën Jug-perëndimore dhe reshje bore në lartësi deri 1200 metra mbi nivelin e detit.
Temperaturat do të jenë me rënie. Era do të jetë me intensitet deri në 15 m/sek dhe valëzimi 4 - 5 ballë në det të hapur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë