Europa verilindore dhe gadishulli i Ballkanit vijojnë të ndikohen nga ajri i ftohtë Arktik duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore në juglindje në vendin tonë.
E Martë, data 31 Janar 2023
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në perëndim, reshje bore në Juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-lindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -2/4°C
Zona e ulët 2/12°C
Zona bregdetare 6/13°C
E Mërkurë, data 01 Shkurt 2023
Fillimi i muajit do të jetë me kthjellime në perëndim dhe vranësira mesatare dhe mjegull në verilindje dhe juglindje. Era do të jetë me drejtim Veri-perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/4°C
Zona e ulët -1/11°C
Zona bregdetare 3/12°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.