Futboll

Mosrespektimi i masave/ BE i hapi derën, Serbia po mendon të pezullojë kampionatin

Predrag Kon, epidemiolog serb, ka theksuar si i ftuar në programin e mëngjesit në TV Prva që eventet sportive lejohen sipas kushteve të përcaktuara, për sa i përket numrit të vizitorëve e të distancës fizike, e se përgjegjësia bie mbi organizatorët. Shumë ndeshje të rëndësishme, që u zhvilluan pas gjendjes së emergjencës, janë konsideruar evente të rrezikshme nga shumë, për shkak të numrit të madh të tifozëve të mbledhur në një hapësirë të vogël: për shembull derbi i Beogradit mes Partizan e Crvena Zvezda në Kupën e Serbisë. “Masat për të limituar prezencën në stadiume e ruajtjen e detyrueshme të distancës nuk janë hequr asnjëherë”, ka thënë Kon.

“Ndërsa isha me pushime, në 11 qershor, informova dy skuadrat e Beogradit se nuk mund të sillën në këtë mënyrë e se duhet të kujdesen në të ardhmen, përndryshe do të dënohen e nuk do të autorizohen të luajnë. Të dyja ekipet janë fajtore, kërkova që të informohej publiku për të shmangur kontaktet në publik”, ka thënë Kon.

Derbi përjetshëm i fituar nga Partizan u luajt para rreth 20 mijë tifozëve, ndërsa në festimet e titullit kampion në Serbi nga ana e Crvena Zvezda morën pjesë 16mijë tifozë. Pikërisht në Beograd, ku sipas epidemiologut virusi po tregon se ka forcën për tu kthyer kërcënim për njerëzit. Si ka bërë të ditur Kon, kufiri maksimal për ndeshjet është prej 5.000 spektatorësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë