Njerez

“Mos u trembni nga Inteligjenca Artificiale”

Është thënë kohë më parë se shumë punë do të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale. Por ekspertët thonë se nuk do të jetë shkatërruese për shoqërinë. Sipas presidentit të Microsoft, Brad Smith për të vërtetuar këtë fakt kemi shumë shembuj nga historia e kohëve të fundit.
Duke folur përpara studentëve të Politeknikut të Milanos, ai u përpoq të shpjegonte pse Inteligjenca Artificiale nuk do të shkaktonte asnjë pengesë për forcën punëtore. Ai nuk e mohoi faktin që disa punë do të zëvendësohen, por ai shprehet se qeniet njerëzore kanë jetuar edhe kur makinat zëvendësuan kuajt.


“Teknologjia ka pasur ndikim në shoqëri edhe në të shkuarën. Janë zhdukur disa punë dhe kanë lindur të tjera. Nga ana tjetër, përhapja e makinave bëri që të lindnin punë të reja si prodhimi i gomave, mekanikët, pikat e karburantit. E njëjta gjë ndodhë edhe me përdorimin e kompjuterëve. Njerëzve iu desh të mësonin aftësi të reja, të specializoheshin sërish. Këto shembuj në histori mund të na mësojnë se si mund të ndryshojë bota e punës, kështu që mos u trembni nga Inteligjenca Artificiale,”shprehet Smith

Sipas tij, do të zëvendësohen punët më të thjeshta për t’u automatizuar. Këto mund të jenë radiologjia, ose Call Centerat, ndërsa profesione të tjera do të zëvendësohen për shkak të ndjeshmërisë që kanë si infermierë, mësues, asistentë socialë. Ai shprehet gjithashtu se bota do të transformohet dhe jo të shkatërrohet dhe gjatë këtij procesi do të nevojiten më shumë aftësi digjitale, për analizat e të dhënave për integrimin e shumë fushave.
“Kush ju garanton që kompjuterët do të funksionojnë në mënyrë të përgjegjshme ndaj njerëzve? Këto disiplina do të menaxhohen nga njerëz me aftësi dhe parime etike, jo vetëm inxhinierë dhe shkencëtarë të dhënash. Nëse mendojmë të ardhmen, nuk është vetëm shkencë, inxhinieri dhe teknologji. Shumë punë teknologjike do të kërkojnë një background të tipit social. Të ndërtosh mbi të shkuarën, duke eksploruar të ardhmen, është moto shumë e vlefshme,” shton Smith.

Microsoft po punon aktivisht me shkollat në të gjithë botën duke trajnuar nxënësit për të mësuar aftësitë e menaxhimit të Inteligjencës Artificiale në favor të çdo aspekti jetësor, jo vetëm të teknologjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë