Treg

Mos u trembni nga inteligjenca artificiale! Njeriu do të punojë ende…

Hamza Shaban/Washington Post- Në katër vitet e ardhshme, më shumë se 75 milion vende pune mund të humbasin, pasi kompanitë do të shkojnë më tej drejt automatizimit, sipas vlerësimeve të reja të Forumit Ekonomik Botëror. Por parashikimet duket se kanë një përmbysje: 133 milionë vende të reja pune do të çelen gjatë kësaj periudhe, pasi bizneset po zhvillojnë një ndarje të re të punës midis njerëzve dhe makinerive.

Raporti Thë future of jobs vjen, pasi vala në rritje e automatizimit detyron në afatgjatë koorporata dhe miliona punëtorë amerikanë , institucione arsimore dhe zyrtarë të zgjedhur të ballafaqohen me një ndryshim teknologjik global që mund të largojë shumë njerëz nga puna.

Raporti i publikuar të hënën, parashikon ndryshime masive në fuqinë punëtore në mbarë botën, ndërsa bizneset po zgjerojnë përdorimin e inteligjencës artificiale dhe automatizimin në operacionet e tyre. Makineritë përbëjnë 29 për qind të totalit të orëve të punës në industritë kryesore, krahasuar me 71 për qind të kryera nga njerëzit. Deri në vitin 2022, raporti parashikon që 42 për qind e orëve të punës do të kryhen nga makineritë dhe 58 për qind nga njerëzit.

Hulumtimet e mëparshme ofrojnë parashikime të përziera mbi efektet e automatizimit në punë. Është ende e paqartë nëse vendet e reja të punës të krijuara nga kombinime inovative të automatizimit dhe punëtorëve do të kompensojnë zhvendosjet. Por raporti i Forumit Ekonomik Botëror konfirmon se një sfidë kryesore për ballafaqimin me të ardhmen e punës do të jetë pajisja e personelit me aftësi të reja dhe nxitja e fleksibilitetit në vendin e punës.

"Për të parandaluar një skenar të padëshirueshëm humbjeje ;ndryshimi teknologjik i shoqëruar nga mungesa e talenteve, papunësia në masë dhe rritja e pabarazisë - është një pikë kulmore ku bizneset të marrin një rol aktiv në mbështetjen e fuqisë punëtore ekzistuese përmes riaftësimit dhe tejafëtsimit dhe vetë të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe gjithashtu që qeveritë të krijojnë një mjedis të përshtatshëm, me shpejtësi dhe kreativitet, për të ndihmuar në këto përpjekje ", citon raporti.

Projeksionet e raportit kryesisht përfaqësojnë rolet e fituara dhe të humbura brenda korporatave të mëdha shumëkombëshe. Një analizë tjetër që fokusohet në bizneset e vogla dhe të mesme ose sektorë të caktuar, siç është kujdesi shëndetësor dhe arsimi, mund të tregojë potencial më të madh për vende të reja të punës, sipas raportit.

Në të thuhet se përparimet teknologjike në katër fusha - përhapja e internetit të lëvizshëm me shpejtësi të lartë, inteligjenca artificiale, miratimi i analitikës së madhe të të dhënave dhe informatizimi cloud - pritet të nxisë rritjen e biznesit për katër vitet e ardhshme. Këto zhvillime teknologjike, sipas raportit, do të mbërrijnë së bashku me trendet më të gjera socio-ekonomike, si zgjerimi i klasës së mesme në vendet në zhvillim, rritja ekonomike kombëtare dhe politikat e reja të energjisë.

Por trendet e tjera shoqërore dhe politike mund të dëmtojnë perspektivat e biznesit, citon raporti. Këta faktorë përfshijnë rritjen e proteksionizmit, efektet e ndryshimeve klimatike, kërcënimet për sigurinë kibernetike dhe shoqëritë gjithnjë e më të plakura.

Forumi Ekonomik Botëror e përpiloi raportin duke analizuar 313 drejtues të bizneseve të cilët së bashku përfaqësojnë 15 milionë punonjës nga e gjithë bota.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë