Politike

“Mos u çudisni kur të vetëshpallet mbret”… Bardhi sfidon Bashën: Nuk i ka 19 vota deputetësh për t’u bërë kryetar grupi

Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai tha se kaq vota nuk i siguron dot, ndërsa zgjodhi të sfidojë publikisht atë, duke theksuar se nëse mbledh 18 vota, vota e 19-të do jetë ajo e Gazment Bardhit.

“Paska ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë 18 vota deputetësh, vota e 19 do jetë e Bardhit, po e deklaroj publikisht. Kaq borxh i kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të”, tha Bardhi.

Gjatë deklaratës për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Bardhi përdori doza ironie ndaj kryetarit të PD-së: Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Mos u habisni që të thotë se “jam dhe kryeministër.

I pyetur për ndryshimet në statut dhe për largimin e Gazment Bardhit nga kryetari i Grupit Parlamentar, Basha para nisjes së sesionit parlamentar tha se këtë post do ta delegojë tek njëri prej nënkryetarëve të PD-së, por pa specifikuar emër konkret.

“Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të statutit të PD janë marrë vendimet përkatëse. Për shuarjen kureshtjen tuaj, dua ta deklaroj hapur se si kryetar I PD I ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, por i autorizuar për ta deleguar këtë detyrë, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë tek një nga nënkryetarët e partisë, siç ka qenë përherë”, tha Basha.

Ndërsa pas mbylljes së seancës, Lulzim Basha i është drejtuar Gazment Bardhit duke i thënë që të mos bëjë sherr, por të marrë fjalën si kreu i grupit.

“Më prano një këshillë, mos bëj sherr, por merr fjalën si kryetar grupi dhe kaq”, iu është drejtuar kryetari i PD-së.

Por Gazment Bardhi, është përgjigjur duke i thënë: “Shko more qesharak! Hipokrit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë