Vende dhe Udhetime

Mos shkoni deri në Maldive. Suluada ju ofron pushime tropikale

Maldivet dhe zhytja në ujërat kristal është ndoshta ëndrra e të gjithëve. Por për të shijuar plazhin e bardhë dhe ujërat e Paqësorit, ju nuk duhet të shkoni deri në Maldive. Provinca jugore e Turqisë, Antalia është e njohur për plazhet e saj dhe detin e pashoq, duke mirëpritur miliona turistë nga e gjithë bota. Por pavarësisht se është një destinacion popullor veror, ka ende mrekulli të fshehura natyrore që njihen vetëm nga disa. Një nga këto vende është Suluada, ku turistët mund të arrijnë vetëm me anije.

Ishulli ka dy plazhe dhe është një nga destinacionet më popullore. Udhëtimi me anije në ishull nga qendra e qytetit merr rreth 45 minuta.

Plazhet e ishullit janë të njohura për ujërat e tyre të pastra, të cilat janë një thirrje e veçantë për turistët. Për kërkuesit e aventurave, Suluada ofron më shumë se ujërat të pastra dhe plazhet e bardha. Ishulli përmban shpella të shumta nënujore të cilat janë të hapura për eksplorim. Në shpellë më të njohur, "Shpellën e Dashurisë", turistët janë në gjendje të notojnë dhe të zbulojnë pishina të vogla si dhe të shijojnë natyrën mbresëlënëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë