Keshilla

Mos pini ilaçet pa ujë, rrezikoni shëndetin

Shumë prej nesh kanë gëlltitur një pilulë pa e shoqëruar më ujë. Por a do të bënit po të njëjtën gjë nëse do ta dinit se kjo mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj? Po, gëlltitja e një pilule pa ujë nuk është normale. Në fakt mund të jetë fatale.

Nëse gëlltisni një pilulë pa ujë ju dëmton ezofagun. Kjo për  shkak se medikamenti qe ju pini mund të shkaktojë gërvishtje teksa kalon përmes ezofagut.

Pilula mund të shkaktojë acarim dhe inflamacion në ezofag. Kjo mund të çojë në dhimbje urie dhe gjoksi dhe madje edhe gjakderdhje. Kjo gjithashtu varet nga madhësia e pilulës që po merrni.

Sipas hulumtimeve, konsumi i ilaçeve mund të shkaktojë edhe të vjella dhe një tjetër rrezik i madh është bllokimi pa mundur të shkojë në stomak, nëse është kokërr e madhe. Mjekët këshillojnë t’i shoqërojnë medikamentet të paktën me një gotë ujë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë