Art dhe Kulture

“Mos më shiko këmbët!”

“On foot” ose më këmbë titulohet albumi më i ri fotografik i amerikanit Steve Mccurry's.
Albumi nis me një djalë pakistanez të ulur në tokë dhe këmbët të lidhura me thes.
Fotot janë shkrepur në disa vende të botës; SHBA, Etiopi, Singapor, Japoni, etj.
Ato janë të shoqëruara me shprehje të mendimtarëve të kohërave.

“Ti mund të jesh i varfër, këmbët e tua mund të jenë thyer, por mendja jote është një pallat.”– Frank Mccourt, Angela’s Ashes, është shprehja shoqëruese e fotos së shkrepur djalit pakistanez.

Pakistan

Arsenali i punës së Steve-it përfshin konflikte, kultura të zhdukura, tradita të lashta dhe kulturë bashkëkohore - megjithatë gjithmonë ruan elementin njerëzor.

Gazetari dhe fotografi amerikan Steve Mccurry, i cili thotë për punën e tij: “Ajo çfarë ka rëndësi është fotografia individuale. Unë fotografoj histori dhe sigurisht ato duhet të bëhen bashkë në mënyrë koherente. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se çdo pikturë qëndron më vete, me vendin e vetë dhe ndjesitë”. Ai është prej 30 vjetësh zëri më ikonik në fotografinë bashkëkohore.

Kali Gandaki River Valley, Nepal, 1998
Australi 2018
Etiopi

Ai ka pushtuar kopertina revistas dhe librash me peshë dhe rendit ekspozita të panumërta në mbarë botën.

Mccurry është nderuar me çmimet më prestigjioze në fushën e vet, mes të cilëve medaljen e artë Robert Capa, National Press Photographers Award, dhe katër çmime të para nga konkursi i World Press Photo.

Fotografi amerikan në fund të vitit të kaluar publikoi librin e tij më të fundit “Një jetë me fotografitë”.

Libri përmban fotografitë e përzgjedhura duke përfshirë shkrepjet më të njohura të tij ndër vite dhe më shumë se 100 imazhe të papublikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë