Nga Gazeta ‘SI’ – Banka e Shqipërisë ka njoftuar se qytetarët që kanë ende kartëmonedha që kanë dalë nga qarkullimi kanë kohë deri në fund të muajit t’i këmbejë ato.
Kartëmonedhat, siç quhen, pa kurs ligjor do të mund të këmbehen në çdo sportel të bankave tregtare me vlerën momentale të saj. Ato nuk janë më në qarkullim pas hedhjes në treg të versionit të ri të tyre. Ndryshimet vërehen që nga materiali e deri tek figura historike që përfaqësojnë. P.sh dikur në letër dhe me figurën e Fan S. Nolit, 100 lekëshi është tashmë monedhë me imazhin e mbretëreshës Teutë.
Kartëmonedhat që do të mund të këmbehen:
- 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit


- 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar
- 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit
- 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli
- 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit


- 1000 Lekë, emetim i viteve 1992,1994,1995,1996, imazhi i Skënderbeut


Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.