Futboll

“Mos ji arrogant e gënjeshtar”. Debat i fortë mes ministrit Spadafora dhe CR7

Një përplasje e fortë mes Cristiano Ronaldo e Vincenzo Spadafora, ministrit të sportit. Portugezi në lidhje direkte në Instagram ka folur për gënjeshtra në lidhje me pretendimin për thyerjen e protokollit ndaj Covid-19. “Po respektoj protokollin, nuk kam thyer asnjë rregull, si është thënë: është një gënjeshtër – ka shpjeguar portugezi duke replikuar ndaj deklaratave të Spadaforës -. Jam kthyer nga Portugalia sepse unë e skuadra ime u kujdesëm për të gjithë procedurat”. “Jam kthyer në Itali me aeroambulancë e nuk pata kontakt me asnjë edhe në Torino”, shtoi ai.

“Kam qëndruar gjithë kohën në shtëpi, tani po merr rreze dielli, që të kaloj ditët – ka shtuar CR7 -. Familja ime është në një kat tjetër të shtëpisë, nuk mund të kemi kontakte, por për momentin gjithçka ok”. “Si e shihni jam mirë. Jam asimptomatik e këtë mbrëmje kam fjetur mirë – ka vazhduar sulmuesi i Juventus -. Doja t’iu falenderoja për mesazhet e shumta të mbështetetjes që më keni dërguar”. “Shpresoj të kthehem shpejt të stërvitem, të luaj e ti gëzohem jetës” përfundoi CR7.

E menjëhershme replika e ministrit të sportit: “Fama dhe aftësia e disa lojtarëve nuk i autorizon të jenë arrogantë, të parespektueshëm e të gënjejnë: përkundrazi, sa më i njohur të jesh aq më shumë duhet të kesh përgjegjësinë për të menduar para se të flasësh e të japësh shembullin e mirë”, ka thënë ai për agjencinë e lajmeve Ansa.

Pastaj ministri është munduar të zbusë tonet me një komunikatë zyrtare: “Nuk kam ndërmend të vazhdoj në pafundësi në lidhje me këtë temë: konfirmoj atë që thashë dje në lidhje me braktisjen e hotelit nga disa lojtarë të Juventus, duke u bazuar ndër të tjera në komunikimin e shoqërisë me Asl e Torinos. Nuk do të ndërhyj më për këtë çështje e i uroj shërim të shpejtë të gjithë të sëmurëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë