Keshilla

Mos flini mbi 8 orë, ju bën dëm!

Nëse flini më shumë se 8 orë në natë mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Nëse tejkaloni orarin e gjumit shkaktoni disa probleme, thonë studiuesit. Një analizë e të dhënave të grumbulluara nga dhjetëra studime duke përfshirë më shumë se tre milionë njerëz ka zbuluar se mbi 8 orë gjumë në natë rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Studimi i kryer nga Universiteti Keele në Mbretërinë e Bashkuar dhe që tani është botuar në Journal of the American Heart Association, gjeti ndërlidhje midis kohëzgjatjes së gjumit dhe shkallës së vdekshmërisë.   

Autorët thonë se zbulimet i tyre sugjerojnë se fjetja për më shumë se 8 orë "mund të shoqërohet me një shkallë të moderuar të dëmtimit të shëndetit" krahasuar me ata që flenë më pak.

Studiuesit thonë se personat që flenë më shumë se 8 orë, janë 14 për qind më të rrezikuar ndaj sëmundjeve të zemrës, ndërsa ata që flenë mbi 9 orë, janë 30 për qind më të rrezikuar për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndërkohë, Francesco Cappuccio, profesor i mjekësisë kardiovaskulare dhe epidemiologjisë në Universitetin Warwick, i cili nuk ishte përfshirë në këtë studim, ka bërë disa hulumtime të tijat mbi gjumin dhe efektin e tij në shëndetin tonë. Ai thotë se mungesa e gjumit është “patjetër e lidhur me një rrezik në rritje të vdekjeve”.
“Nëse flini pak për një kohë të gjatë, ju jeni më të prirur për të zhvilluar sëmundje kronike,” tha Cappuccio, duke shtuar se koha e shkurtër e gjumit është provuar të rrisë presionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë