Ka ndodhur

Mori pjesë në tentativën për grusht shteti në Turqi, arrestohet në Rinas 67-vjeçari

Gazeta Si – Një 67-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar këtë të hënë në Aeroportin e Rinasit, nga Njësia Rajonale Antiterrorizëm në Tiranë.

Policia bën me dije se Ibrahim Karaoglu u kap gjatë tentativës për të hyrë në Shqipëri dhe akuzohet për “tentativë për rrëzim të rendit kushtetues” në vitin 2016 dhe “anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste”, sipas legjislacionit penal turk.

Ndalimi i tij u bë në zbatim të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Turqisë.

“Ndalimi i këtij shtetasi u krye në zbatim të urdhrit të prokurorit, nxjerrë më datë 08.08.2017, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin, për shtetasin I. K., për veprat penale “Tentativa për rrëzimin e rendit kushtetues” dhe “Anëtarësimi në organizatë të armatosur terroriste”, parashikuar nga legjislacioni penal turk.“, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë