Lajme

Morën peng shqiptarin në Greqi, 5 të arrestuar

Policia e Tiranës në bashkëpunim Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe policinë greke kanë finalizuar operacionin “Korinthos”, duke arrestuar pesë shtetas, njëri prej të cilëve është kapur në Shqipëri dhe katër të tjerë në Greqi.
Siç njofton policia, në një fshat të Korinthos, në Greqi, disa shtetas shqiptarë për motive të dobëta kishin marrë peng një shtetas nga Tirana dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Policia e Tiranës, pasi ka marrë informacion për vendndodhjen e saktë të autorëve dhe vendit ku mbahej peng shtetasi J. T., i ka dhënë nëpërmjet Interpol Tirana, Policisë greke informacion të saktë në kohë reale mbi vendndodhjen (adresën e banimit) të personit të marrë peng dhe pengmarrësve.
Siç thuhet në njoftim, policia greke mbi bazën e informacioneve të marra nga Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
Xh. N., 49 vjeç, banues në Tiranë.
H. M., 35 vjeçe, banuese në Tiranë.
B. M., 41 vjeç, banues në Tiranë.
M. M., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu, si rezultat i ndërhyrjes në kohë është bërë i mundur lirimi i pengut, shtetasi me inicialet J. T., banues në Tiranë.
Po në vijim të operacionit, Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin me inicialet L. P., 24 vjeç, banues në Tiranë, (bashkëpunëtor).
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë vazhdon punën intensive për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/897853920568309/?epa=SEARCH_BOX


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë