Lajme

Morën 28 mijë mijë € për një legalizim, në pranga dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Krimi Ekonomik pasi kishin mashtruar një grua se do t’i legalizonin një ndërtim pa leje. Në bazë të hetimeve, rezultoi se shtetasit B. P., 36 vjeç, lindur në Tiranë dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, për këtë premtim kishin marrë edhe sasi të konsiderueshme parash.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, ata i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 mijë e 780 euro dhe 985 mijë lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë