Politike

Montazh apo e vërtetë? Sherri Berisha-Balla në Facebook

Në ditën që Edi Rama mbronte me bindje Taulant Ballën dhe Fatmir Xhafajn kundër akuzave të opozitës për lidhje me krimin, në Facebook zhvillohej në distancë gara “kush poston më shumë foto kompromentuese” mes Sali Berishës dhe kreut të grupit parlamentar socialist.

“Lojën” e hapi Sali Berisha pasditen e së dielës. Postonte në faqen e tij me rreth 1 milionë ndjekës një foto, ku thotë se është Taulant Balla nën shoqërinë e një të arrestuari për trafik kokaine në vitin 2015. Burimi i fotos si gjithmonë ishte “qytetari digjital”.

“Foto Lajm: Taulant Bego/Jarsi me bosin e kokainës Maksim Beço, të arrestuar nga policia për trafik kokaine në vitin 2015”, shkruan Berisha në postimin e tij.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.400031620157751/1126902920803947/?type=3&theater

Taulant Balla reagoi thuajse një orë më vonë. Mohoi të jetë ai në foto, duke thënë se nuk i dinte as emrin personit në fjalë dhe akuzoi ish-Kryeministrin për montime të gabuara.

“Kinostudio e SHQUP-it dhe Saliu dështuan përsëri sot turpshëm me një fotomontazh, i cili ishte realizuar keq. Morën një person që nuk i di as emrin, prenë një fotografi timen dhe prodhuan foto të montuar, të cilën portalet e Zenit të Saliut dhe të kunatit të Lulit e bënë lajm. Po më mirë të kishit vënë Lulin bashkë me Babalen, sesa këtë tipin”, shkruan me bindje Taulant Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/1917721081606817/?type=3&theater

Kreu i grupit parlamentar socialist në këtë reagim poston tre foto, një ku ai shfaqet me të njëjtën veshje në një aktivitet me Kryeministrin Rama, një tjetër ku shihet Maks Beça dhe në fund imazhin e publikuar nga Berisha, ku ai shfaqet në krah të Maks Beças. Balla thotë se është prerë imazhi i tij në fotografinë me Edi Ramën dhe është vendosur tek fotografia e Maks Beças.

Berisha i kundërpërgjigjet sërish me “ qytetarin digjital” dhe përgënjeshtrimin për akuzat e montazhit të Taulant Ballës e vendos pikërisht në gojën e qytetarit digjital.

“Qytetari dixhital përgënjeshtron Taulant Bego/Jaris, i cili duke paraqitur si dëshmi një foto me Kallam Dështakun përpiqet ta paraqesë si montim foton me supertrafikantin e kokainës, Maksi Beça. Shkoni krahasimin e fotove. Në foton me Kallam Dështakun zonja që është në mes të tyre i mbulon krahun Taulant Begos, kurse në foton me bosin e kokainës, Maksi Beça, krahu i Taulant Gjurës është i lirë. Janë edhe një seri dallimesh të tjera që faktojnë se kemi të bëjmë me foto të veçanta dhe jo me montime. Pra nuk është faj i i fotove pse Taulant Jaris pozon me trafikantë!”, shkruan Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/pcb.1127008357460070/1127008337460072/?type=3&theater

Me kaq u mbyll “lufta” e fotografive për të shtunën. Të dielën, Sali Berisha i rikthehet sërish kësaj teme dhe sërish duke përdorur qytetarin digjital. Këtë herë, qytetari anonim digjital i bëntë thirrje Taulant Ballës përmes Facebook-ut të Berishës, që të tërhiqej nga akuzat për montazh, në të kundërt në orën 14:00 do të publikonte një surprizë të pakendshme për të.

Në orën 14:00 asgjë nuk u publikua në profilin e Sali Berishës, por ai që publikonte ishte Taulant Balla. Pas mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Kreu i grupit parlamentar të PS-së kishte marrë mbështetjen e kryetarit Rama kundër akuzave të opozitës dhe pak orë më vonë publikon në Facebook disa foto. Në shënjestër nuk ishte Sali Berisha, por Lulzim Basha, për të cilin nuk i kursen ironitë.

“Luftë politike me fotografi? Sali mblidh “tët bir” Lulin se sa më sollën njerëzit e tu në PD disa fotografi më një të arrestuar për drogë. Sqarohuni vetë me njëri-tjetrin, se të merresh me ty është si ti thuash Ver Llapës mos pengo makinat tek Rruga e Kavajës”, shkruan Balla.

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/1918363961542529

Deputeti socialist s’e lë me kaq. Pak më vonë publikon një foto “screenshot” të një përdoruesi të Facebook. Përdoruesi pretendon se është Maks Beça dhe ka bërë një postim në profilin e tij.

“Sali Berisha, Maksi Beça jam. Të kam pas idhull. Nuk e prisja që do më bëje mik me zor të këtij ushtarit të Edi Ramës. Nuk e kam takuar ndonjëherë këtë Taulantin e PS. Sa kohë kam qenë në Shqipëri kam votuar vetëm për ty. Nuk e prisja që ti një ditë do merreshe me mua”, shkruhet në këtë reagim.

https://www.facebook.com/b.taulant/photos/a.289748271070781/1918432661535659/?type=3&theater

Pak pas këtij reagimi të Ballës, Berisha publikon “surprizën e paralajmëruar për në orën 14:00”. Bëhet fjalë për një video të shkurtër. Në shfaqen disa persona, mes të cilëve në distancë shquhet një që ngjason me Taulant Ballën dhe Maks Beçan me të njëjtat veshje të përdorura.

“Ja dhe Taulant Bego/Jaris që betohej dje se është e montuar foto e tij me bossin e kokainës, Maksi Beço të arrestuar në vitin 2015 nga policia për kokainë!”, shkruan Berisha në përshkrimin që i bën videos së publikuar.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/1954316994874460/

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë